Lufta serbe për ‘Trepçën’

06/02/2019 9:36 AM 0 komente

Serbët e veriut të Kosovës, menaxhues të “Trepçës”, ekonomistë, juristë dhe ekspertë të fushës së minierave dhe të mineraleve të Serbisë kanë vlerësuar se me Ligjin për “Trepçën” dhe me statutin e miratuar Kosova synon grabitjen e “Trepçës” në veri. Shtetit të Serbisë i sugjerohet që problemin e “Trepçës” ta zgjidhë me rrugë diplomatike, ndërsa në “Trepçë” në veri sigurojnë se janë të gatshëm për të gjithë skenarët e mundshëm për të luftuar për “Trepçën” në veri, shkruan Gazeta “Zëri”.

Serbët e veriut të Kosovës, por edhe të Serbisë do të bëjnë “luftë” me të gjitha mjetet për ta mbajtur “Trepçën – Veri” pas miratimit të Statutit të “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës, ndërsa luftë, madje me armë, ka paralajmëruar si opsion kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri. Kryetari i Listës Serbe, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës veriore, ka ndërprerë komunikimin me institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

Derisa Bahtiri ka thënë se do të ketë luftë nëse preket Mitrovica, Rakiq është përgjigjur se serbët e veriut do të përgjigjen në mënyrën adekuate nëse preket Mitrovica Veriore. Serbët e veriut të Kosovës, menaxhues të “Trepçës”, ekonomistë, juristë dhe ekspertë të fushës së minierave dhe mineraleve të Serbisë kanë vlerësuar se me Ligjin për “Trepçën” dhe me miratimin e Statutit të “Trepçës” Kosova synon ta grabisë “Trepçën” në veri.

/ZERI/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of