Lufta tregtare dhe lufta e vërtetë pikat kyçe në takimet e Bankës Botërore dhe FMN

16/04/2018 10:34 AM 0 komente

Nga Siria te mediat sociale, udhëheqësit e botës kanë shumë çështje urgjente për të diskutuar gjatë mbledhjeve të tyre ndërkombëtare. Por mendohet se kërcënimi për ekonominë botërore nga mosmarrëveshja tregtare e Donald Trump me Kinën do të mbizotërojë në takimet vjetore të pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore këtë javë.

Mbledhjet do të nisin në Uashington të hënën, në takimet do të marrin pjesë udhëheqës dhe bankierë qendrorë, përfshirë Mark Carney të Bankës së Anglisë dhe Kancelari Philip Hammond, shkruan The Guardian.

Të dy organizatat janë kryesisht të shqetësuar me ekonominë globale. FMN është huadhënësja e fundit në botë, duke ndihmuar në shpëtimin e vendeve në vështirësi dhe në nxitjen e stabilitetit financiar. Banka Botërore është e fokusuar në huadhënien e vendeve të varfëra dhe atyre me të ardhura të mesme; gjatë mbledhjeve në kryeqytetin e SHBA do të marrin pjesë edhe ministrat ndërkombëtarë të zhvillimit, përfshirë Penny Mordaunt të Britanisë së Madhe.

Tubimet do të zhvillohen në një moment të vështirë për ekonominë botërore, e cila po fillon të tregojë shenja të lëkundjes pas vitit më të mirë, që nga kriza financiare.

Takimi i FMN vjen gati tre muaj pasi Trump foli në Davos, kur kishte më pak lajme nga ekonomia globale që mund të shqetësonin elitën e botës. Javët e mëparshme kanë qenë të tilla: nga një udhëtim në tregjet financiare, të tronditur nga frika se rritja e inflacionit, deri te të dhënat më të dobëta ekonomike dhe nga bisedimet më të ashpra nga Shtëpia e Bardhë për tarifat e tregtisë.

Krahas perspektivës së një ‘shkatërrimi’ në tregtinë globale, gjërat e tjera që mund të jenë në axhendë janë tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe perspektiva e një lufte të re të ftohtë midis perëndimit dhe Rusisë, si dhe mundësinë e rritjes së normave të interesit të bankave qendrore, më shpejt se sa pritej, për të frenuar presionet inflacioniste.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz