Linja ajrore gjermane Lufthansa (LHAG.DE) është në prag të mbylljes së marrëveshjes për të shitur njësinë e saj të infrastrukturës IT, IBM (IBM.N), përfshirë një marrëveshje për dhënien e shërbimeve, si pjesë e ri-organizimit të aktiviteteve të saj të teknologjisë, referoi kompania të mërkurën.
Linja ajrore më e madhe e Evropës sipas të ardhurave, po përballet me ristrukturim dhe përpjekjet për të reduktuar kosto në mënyrë që ta pozicionojë edhe më mirë vetveten në garë me transportuesit me kosto të ulët dhe rivalët e Gjirit.
IBM, aktualisht kryesisht një ofrues i shërbimeve kompjuterike, tha se pësoi një ngadalësim të dukshëm në shtator teksa shumë konsumatorë ndaluan blerjen e shërbimeve të reja pjesërisht për shkak të shqetësimeve makroekonomike, por edhe për shkak të ndryshimit të shpejtë të kërkesës së klientit për teknologjitë më të fundit të ofruara si shërbimet me bazë Internetin.
Shitja është pjesë e planeve për riorganizimin e biznesit të Lufthansa Systems në tri pjesë – Infrastructure, Airline Solutions dhe Industry Solutions, me dy të fundit që do të vijojnë të qëndrojnë brenda grupit Lufthans si kompani të pavarura.
Biznesi, i cili punëson 1,400 persona, përbënte rreth 40 për qind të xhiros totale vjetore të Systems prej 640 milionë euro (883.45 milionë dollarë) në vitin 2013, por vetëm 25 për qind të fitimit të njësisë.
Ristrukturimi i Lufthansa Systems pritet te përfundojë në tremujorin e parë të 2015, me marrëveshjen për të shitur njësinë e infrastruktures IT që pritet të përfundojë deri më 31 mars të vitit 2015.