Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u luhat mes fitimesh dhe humbjesh si pasojë e spekulimeve se inventarët e naftës bruto dhe karburantit ranë në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ishte i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e tetorit, kontrata më aktive, ishte në 92.85 dollarë një fuci në bursën e Neë York, ku ra 1 cent.
Brent për dorëzinmet e tetorit ishte 2 cent më ulët në 101.54 dollarë për fuci në tregtimet e Lonbdrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 8.65 dollarë, krahasuar me 8.70 dollarë që ishte dje, raporti më i gjerë që nga 19 qershori.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.