Treguesi referencë për naftën e papërpunaur amerikane, WTI u luhat mes fitimesh dhe humbjesh pasi të dhënat e qeverisë amerikane treguan se rezervat e naftës bruto në pikën e shpërndarjes për kontratat e Neë York u tkurrën në nivelin më të ulët që nga viti 2008. Treguesi referencë për naftën e papërpunaur evropiane, Brent ishte i qëndrueshëm në Londër.
WTI për dorëzimet e shtatorit ishte në102.88 dollarë për fuci në bursën e Neë York, ku raa 24 cent. Kontrata u rrit 73 cent në 103.12 dollarë dje. Vëllimi I të gjitha kontratave të tregtuara ishte 18 përqind nën mesataren 100 ditore. Cmimet kanë avancuar 4.5 perqind këtë vit.
Brent për dorëzimet e shtatorit ishte 2 cent më poshtë në108.01 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 5.15 dollarë krahasuar me 4.91 dollarë që shënonte dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.