Kombinatori Y, faktori X i teknologjisë. Një talent i teknologjisë po dominon skenën e startup të Silicon Valley
Tingëllon si një ide jokonformiste, por kjo është mënyra se si kanë nisur shumë ndryshime të rëndësishme në Silicon Valley. Në fund të vitit 2008, tre të rinj aplikuan tek Y Combinator (YC), një shkollë për nisjen e bizneseve të reja, duke kërkuar ndihmë me firmën e tyre të vogël, AirBed & Breakfast, një faqe interneti që ndihmonte njerëzit të merrnin me qira dyshekë të aftë për t’u zgjeruar në dhomat e ndenjes së tyre gjatë konferencave. Paul Graham, një nga themeluesit e YC-së, nuk e vlerësoi shumë idenë e tyre, por pëlqeu guximin e tyre. “Mbetur trokë”, të tre kishin shitur drithëra për mëngjes gjatë zgjedhjeve presidenciale, për të fituar para të mjaftueshme në mënyrë që të ndihmonin vazhdueshmërinë e ‘startup’. Z. Graham dhe partnerët e tij në YC i ndihmuan ata të përsosin idenë e tyre dhe të takojnë investitorët e parë. Sot Airbnb, sikundër njihet tashmë firma e tyre, jep me qira apartamente të tëra në 190 vende dhe është një nga më të komentuarat, me vlerë prej 25.5 mld dollarësh.
Që nga viti 2005, YC ka sfiduar shumë themelues premtues, dhe këtë muaj do të festojë financimin e startup të saj të 1,000. Edhe pse rreth gjysma e startups të saj kanë dështuar, gjë që është tipike e fazës së parë të investimeve, ajo ka arritur një rekord suksesesh.
Përveç Airbnb, YC ka pasur dorë në Dropbox, një firmë që ruan të dhëna, dhe Stripe, kompani pagesash. Tetë prej firmave të saj janë bërë çfarë njerëzit e Valley e quajnë ‘unicorns’ (njëbrirëshi), me vlerë 1 miliard dollarë ose më shumë. Në kombinim, kompanitë ku ka investuar janë me vlerë rreth 65 miliardë dollarë (bazuar në raundin e tyre më të fundit të financimit), edhe pse pjesa e YC-së është vetëm një pjesë e vogël e totalit – ndoshta 1 – 2 mld dollarë.
Pikërisht për shkak të këtij rekordi, YC është bërë imazh në Silicon Valley. Sot startups që po rriten me shpejtësi, jo funksionarët e mëdhenj si HP, po festohen si qendrat e inovacionit dhe ndikimit në teknologji. Duke ofruar trajnime dhe duke prodhuar një grup të diplomuarish të sukseseshëm, YC ka ndihmuar të popullarizojë idenë se startups përfaqësojnë një karrierë të qëndrueshme.
Sipërmarrësit aspirantë kërkojnë me ngulm të marrin pjesë në programin tremujor YC, aq sa për atë që ata mësojnë atje, po aq dhe për vulën e miratimit dhe rrjetin që mund të pretendojnë pasi të largohen.
Ashtu si një diplomë Ivy League hap dyert në profesione të caktuara, diplomimi nga YC është një aset i çmuar në industrinë e teknologjisë. Për të diplomuarit në pranverën e 2015, YC ka marrë më shumë se 6,700 aplikacione dhe ka pranuar rreth 1.6% prej tyre. Në të kundërt, procesi i pranimeve të Harvardit këtë vit ka qenë më konkurruesi në historinë e tij, por sërish norma e pranimeve shënonte 5.3%.
Investitorë, mësues, gjyqtar i shfaqjes së talenteve
Paul Graham, një sipërmarrës i cili i shiti startups e tij, Viaweb, Yahoo në vitin 1998, filloi YC me Jessica Livingston, bankiere, dhe dy kolegë të Viaweb, Trevor Blackwell dhe Robert Morris, dhjetë vjet më parë. Ata shpresonin të hartonin një mënyrë më efikase për të investuar në startups, por kurrë nuk prisnin që të vinin një pasuri të tërë. Ata zbuluan një formulë që ‘kombinon’ më të mirën e një firme të investimeve dhe një universiteti, dhe e cila në disa aspekte ngjason gjithashtu me shfaqjet televizive të talenteve të tilla si “The X Factor”. YC pranon grupe të startups në klasa, dhe secili merr trajnim se si të përsosë produktin e tyre – edhe pse ata zakonisht nuk janë aq të thjeshtë sa Simon Cowell.
Kampusi i vogël i YC në Mountain View, një ‘zinxhir’ i shkurtër përgjatë autostradës nga Googleplex, ka tavolina të gjata që të kujtojnë një sallë ngrënie. Ambienti i klasës krijon një ndjesi paranoje dhe konkurrence, duke inkurajuar sipërmarrësit të kryejnë në disa muaj atë që ndryshe do të donte shumë kohë. Programi mëson inxhinierët si t’i shesin idetë e tyre investitorëve.
Në fund të tre muajve, ata diplomohen në ‘demo day’, kur ata dorëzojë një prezantim në lidhje me biznesin e tyre një grupi investitorësh të lartë të Valley, të cilët planifikojnë itineraret e tyre rreth tij, si prenotimin e vendeve për tifozët e tenisit për finalet e Wimbledon. ‘Demo day’ nxit ndjesinë e urgjencës, për shkak se investitorët kanë vetëm një mundësi të kufizuar për të parë një biznes dhe për të vendosur nëse do ta mbështesin atë apo jo. Kapitalistët sipërmarrës ankohen se YC ka rritur çmimet për startups, gjë që ka shumë të ngjarë të jetë e vërtetë.
YC zakonisht u paguan të gjithë atyre që pranojnë 120,000 dollarë në këmbim të 7% të aksioneve, duke vlerësuar secilin fillimisht në më shumë se 1 milion dollarë. Sam Altman, presidenti i YC-së, thotë se nuk ka “diskutim që YC ka rritur çmimin e fazës fillestare të investimit… Por unë mendoj se në terma afatgjatë, kjo do të jetë në interes të investitorëve, sepse aty do të jenë kompanitë më të mira”.
Në investimet e saj YC ka përfituar nga fuqia e ‘efekteve të rrjetit’, nocioni se një platformë bëhet më e vlefshme sa më shumë njerëz që ta përdorin atë. Teksa ajo rritet, YC është përmirësuar në atë që bën, duke ‘rekrutuar’ të diplomuarit e saj për të gjetur aplikantë të rinj, për të këshilluar ata që ndjekin programin dhe duke qenë të parët që testojnë produktet e tyre. Disa nga përdoruesit më të hershëm të Stripe, për shembull, kanë dalë nga YC, thotë Patrick Collison, njëri nga themeluesit e Stripë. Ata madje kanë vetë rrjetin e tyre privat social, Bookface. “Blogposts” e shpeshtë të z. Graham mbi filozofinë e tij për startups janë cituar si shkrim i shenjtë nga shumë në Valley.
YC u ka dhënë themeluesve të Startups më shumë pushtet në negociata me investitorët, duke vepruar si një lloj bashkimi për të mbrojtur të drejtat e tyre. “Në qoftë se një investitor është abuziv drejt një themeluesi YC, ne do e mbajmë mend këtë dhe do t’ia bëjmë të ditur edhe themeluesve të tjerë YC”, thotë Paul Buchheit, partner i cili ishte krijuesi i Gmail, shërbimit të email të Google. YC mban një renditje diskrete të investitorëve dhe lejon startups e saj, por askënd tjetër, t’i hedhë një sy.
E gjithë kjo ka ndryshuar marrëdhënien e pushtetit në krahasim me të kaluarën, kur “kapitalistët sipërmarrës i trajtonin sipërmarrësit si të punësuar se sa si talente”, thotë Steve Blank, një sipërmarrës dhe akademik.
YC ka marrë përsipër të shmangë një nga kurthet në të cilat kanë rënë shumë firma, në teknologji, investime dhe industri të tjera: trashëgiminë.
Vitin e kaluar z. Graham, i cili ka drejtuar YC, zgjodhi z. Altman si zëvendësin e tij. Ai kishte qenë në mesin e grupit të parë të startups YC dhe shiti firmën e tij, Loopt, në vitin 2012, për rreth 43 milionë dollarë (nuk dihet se sa fitimprurëse ishte për investitorët). Energjiku dhe ambiciozi 30-vjeçar, zoti Altman, dëshiron të rrisë edhe më tej influencën e YC. Muajin e kaluar, YC ngriti një fond prej 700 milionë dollarësh për të investuar në startups YC në fazat e mëvonshme të financimit. Ky lloj investimi kërkon aftësi të ndryshme, dhe rrezikon të mërzisë kapitalistët sipërmarrës me të cilët punon YC, ekspertiza e të cilëve është “pushtimi”.
Rritja e Silicon: Si ka ndryshuar sektori i teknologjisë amerikane që nga 1980
Z. Altman shikon përtej Valley. YC po investon në kompanitë që nuk kanë qenë në mënyrë tipike me interes për investitorët e teknologjisë, përfshirë atë që punon në fuzionin bërthamor. Këtë vit, YC prezantoi një version ‘të lehtë’ të programit të saj, një shoqëri tetëjavore, kështu që edhe më shumë njerëz mund të marrin pjesë pa lëvizur me kohë të plotë në Silicon Valley për tre muaj, sikundër kërkon programi bazë. Kjo mund të tërheqë një grup më të ndryshëm, dhe ide të një faze më të hershme, por sërish mund të jetë një veprim i rrezikshëm larg formulës së suksesshme të kultivimit të ndërveprimit të grupeve të vogla të YC-së.
Pasuria e firmave të teknologjisë mund të kthehet me shpejtësi, dhe askush nuk e di këtë më mirë se një fabrikë startups. Shumica e fitimeve të YC janë ende në letër. Me përjashtim të Twitch, një firmë që ‘emeton’ videot e njerëzve që luajnë lojëra të blera nga Amazon për gati 1 miliard dollarë vitin e kaluar, asnjë nga sukseset e saj më të mëdha nuk është bërë publike apo është blerë. Vlerësimet e tyre mund të bien po aq lehtë sa të rriten. Ka nga ata që mendojnë, për shembull, nëse Dropbox do të vlerësohet aq shumë, pasi të bëhet publike. Nëse bien vlerësimet e disa prej yjeve të saj, kjo mund të dëmtojë perceptimin e Midas touch të YC-së. Partnerët e YC-së çuditërisht nuk duken aspak të interesuar për paratë, apo kërcënimet e konkurrencës.
Ka me qindra instrumente ‘përshpejtuese’ të tjerë në të gjithë botën që kanë përsëritur investimin dhe filozofinë trajnuese të YC-së, por askush me markën apo të dhënat e saj. Rreziku më i madh nuk është se themeluesit zgjedhin të shkojnë me një rival, thotë zoti Altman, por se ata vendosin se mund ta bëjnë pa u këshilluar nga ndonjë instrument përshpejtues. Kjo do të ishte një tjetër shenjë që YC ka ndryshuar për më mirë mjedisin për sipërmarrësit. Por asnjë firmë nuk dëshiron të dalë nga biznesi.