Lulja iris, përbërësi më i rrallë në botë i parfumit

28/11/2018 11:36 AM 0 komente

Lulja iris është një prej përbërësve më të rrallë në botë që përdoret në parfume të ndryshme. Por, pavarësisht kostos së saj të lartë, kërkesa për të vazhdon të jetë e madhe.

 

Aromë që u ka rezistuar kohërave

Grekët dhe romakët e përdornin atë në vajërat esencialë, në shurupe të ndryshme dhe si një prej përbërësve që kuronte sëmundje të ndryshme.

 

 

Mbajtja gjallë e traditës

Historia e kësaj luleje të rrallë është shumë e vjetër. Ajo fillon pikërisht edhe aty ku u gjet për herë të parë, rreth 200 vjet më parë, në një fshat të vogël të Italisë, ku ndodhet edhe ferma Pruneti. Ferma Pruneti, e cila aktualisht drejtohet nga dy vëllezërit, Paolo dhe Gionni Pruneti merret me rritjen dhe përpunimin e saj në mënyrë tradicionale edhe sot e kësaj dite.

 

 

Nga bimë në përbërës parfumi

Kushtet e fermës së dy vëllezërve në Itali, janë idealet si për sa i përket tokës edhe temperaturës, për rritjen e kësaj luleje të rrallë. Por duhet të kalojnë vite përpara se lulja iris të shndërrohet në pudër dhe të përdoret si një prej fragrancave më të kërkuara të parfumeve.

 

Traditë që vazhdon si në të kaluarën

Në fermën e dy vëllezrve Pruneti, thuajse 90 për qind e punës vazhdon të bëhet edhe sot në mënyrë artizanale dhe me mjete minimaliste, njësoj si në të kaluarën. Për të prodhuar një kilogram cilësor të lules së irisit duhen rreth një gjysmë ton nga kjo lule. Çmimi për një kilogram të lules iris shkon deri në 50,000 euro.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of