Dhe lumturia, skundër thuhej dikur, është ngjitëse, për fat të mirë e njëjta nuk është e vërtetë për depresionin. Të frekuentosh persona që po kalojnë një periudhë të vështirë, ose që vuajnë nga një çrregullim serioz humori, nuk na vë në rrezik: në fakt përfaqëson një mundësi për të përhapur një gjendje të shëndetshme të mendore brenda rrjetit social, apo grupit të miqve . Këtë fakt e dëshmon një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit dhe Ëarëick, botuar në Proceedings të Royal Society B.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se depresioni nuk është në gjendje të përhapet në një rrjet social. Për ata në rrezik ose që vuajnë nga kjo sëmundje një numër i mjaftueshëm miqësish ‘të shëndetshme’, në thelb të lumtur, mund të shërbejë në fakt një ilaç, duke dyfishuar shanset e shërimit, dhe përgjysmuar rrezikun e depresionit. Dhe kur flasim për depresion, paralajmërojnë hulumtuesit, këto shifra janë jashtëzakonisht të rëndësishme.