Para disa ditësh, përfaqësues të World Luxury Spa and Restaurant Awards u mblodhën në resortin e mrekullueshëm Galgorm Resort & Spa në Irlandën e Veriut, një event i përvitshëm që vlerëson strukturat më të mira të Spa-ve në të gjithë botën.
Fituesja absolute për vitin 2018 është Este Fitness & Spa në Bullgari.
Nga Maldivet në Emiratet e Bashkuara, duke kaluar në Australi, Malajzi dhe Irlandë, më poshtë është një përzgjedhje e Spa-ve më të bukura në botë për vitin 2018.
Este Fitness & Spa (Bullgari) – Spa më e mirë në botë
Aliva Spa – “Afyon” (Turqi) – Spa me ujë termal
Almablu Wellness & Spa (Itali) – Spa luxury wellnes më e mirë
Away Spa në “W Amsterdam” (Holandë) – Spa me përvojën më të mirë
Beauty Base Luxury Spa and Clinic (Australi) – Spa luksoze më e mirë
Farnham Estate Health Spa (Irlandë) – Spa më e mirë në fshat
Ghoson Spa and Wellness (Katar) – Spa më e mirë vetëm për femrat
Keishi Spa, “Novotel Vines Resort” (Australi) – Spa më e mirë për të pasionuarit e golfit
Kohler Waters Spa në “Old Course Hotel, Golf Resort & Spa” (Mbretëri e Bashkuar) – Spa më e mirë, e specializuar në hidro-terapi
Le Spa des Artistes (Vietnam) – Business Spa