(E PERDITESUAR) Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, znj. Kseniya Lvovsky, me rastin e përfundimit të mandatit 3 vjeçar në Shqipëri zhvilloi një takim me përfaqësues të medias.
Ajo ka shtuar që ky është një vit i vështirë ekonomik për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ajo ka pohuar se janë disa janë veprimet kryesore që duhen ndërmarrë nga qeveria e re: E para rritja e besimit tek institucionet publike; së dyti reforma strukturore e rëndësishme në kohë krize; së treti, vendi ka nevojë për reformë të thellë në energjetikë; së katërti, konsolidimi fiskal; së pesti qeveria e re duhet të paguajë faturat e prapambetura.
Lvovsky shtoi se qeveria e re duhet të lidhë marrëveshje me FMN-në, si mjeti i duhur për të rimarrë veten. “Qeveria e re të fokusohet në disa sektorë dhe jo të merret njëherësh me të gjitha”, tha ajo.
Lvovsky pohoi se Shqipëria po kalon momente të vështira. Prej disa vitesh, qeveria mundohet të përshtatë buxhetit, përmes shkurtimeve, veprim, që sipas përfaqësueses së Bankës Botërore mund të ndodhe edhe këtë vit, duke pasur parasysh edhe kushtet ku jemi.
Lvovsky rekomandoi që qeveria e re të krijojë një këshill për reformat fiskale. “Asnjë qeveri e re nuk ka shanse të ulë taksat, vetëm nëse redukton në mënyrë drastike shpenzimet”.
Duke vlerësuar gjërat e mira, të qeverisë që po ikën, ajo tha se nga qeveria e re presim shumë. Lvovsky paralajmëroi qeverinë e re, që të bëjë kujdes me reformën në administratë.
Fjala e plote e Kseniya Lvovsky-t, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë
Banka Botërore e mat progresin e vet me vite fiskale, të cilat mbarojnë në 30 qershor. Ne sapo kemi mbyllur vitin tonë fiskal 2013, kështu që kjo është një mundësi e mirë për të bërë bilancin.Ky ka qënë një vit sfidues për ekonominë e vendit, si dhe për fqinjët e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. Ndikimet e krizës së tejzgjatur dhe recesioni janë ndjerë më shumë se më parë, me rritjen ekonomike që ka prekur rekordin më të ulët, deficitin e të ardhurave buxhetore, kreditë e këqija që kanë vazhduar të rriten dhe me sektorin privat, i cili ka pasur vështirësi për financime. Për më tepër, për Shqipërinë, pati një mori problemesh të sektorit energjetik, tëcilat përkeqësuan presionet e rëndësishme ekonomike dhe fiskale në pjesën më të madhe të vitit.
Në një aspekt më pozitiv, edhe gjatë kësaj kohe, partneriteti ynë me Shqipërinë ka shënuar një sërë arritjesh dhe unë do të doja të përmendja disa prej tyre:
· Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucione të tjera, mundi të ndërmerrte masa të rëndësishme, të cilat forcuan elasticitetin e sektorit financiar, që funksionuan relativisht mirë nën këto rrethana. Do të doja të vlerësoja bashkëpunimin e mazhorancës dhe opozitës për kalimin e një sërë amendamentesh (ndryshimesh) të procedurave të kodit civil qëlidhen me sektorin bankar. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Pavarësisht presioneve, sektori bankar mbeti i fuqishëm dhe veprimet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera kanë qenë të shpejta dhe të lavdërueshme.
· Gjatë vitit të fundit, shtatë projekte të financuara nga Banka Botërore përfunduan duke sjellë ndryshime të dukshme. Për shembull: më shumë se110 km rrugë lokale dhe dytësore të reja dhe të përmirësuara, shërbime sociale më të mira, siç janë: spitale të pajisura dhe menaxhuara më mirë dhe një arkiv modern pensionesh, infrastrukturë më e fuqizuar për menaxhimin e fatkeqësive, mbi 20 shkolla të reja apo të zgjeruara që përmbushin standardet e BE-së, laboratorë shkencorë dhe kompjuterik në universitetet publike, një sërë reformash në arsim; investime në zonën e liqenit të Shkodrës, të cilat kanë rritur vlerat e saj mjedisore dhe turistike, rritje e qasjes së publikut ndaj informacionit mjedisor dhe konsultimeve.
· Ka pasur progres të rëndësishëm edhe në projektet dhe programet në zbatim,të cilat mbështesin investimet, reformat dhe institucionet, të rëndësishme këto për rritjen e qëndrueshme afatgjatët të Shqipërisë. Sa për të përmendur disa prej tyre: Porti i rehabilituar i Sarandës, sistemet e adresave të përfunduara në disa qytete, përmirësimi i kullimit në një numër zonash të përmbytura, modernizimi i shërbimit të regjistrimit të tokës në Tiranë, me shërbime të përmirësuara në mënyrë të dukshme në kohë dhe cilësi, sikurse vlerësohet nga pyetësorët e klientëve.Një program për të mbështetur punësimin e të rinjve me bashkitë e Tiranës dhe Durrësit prodhoi të diplomuarit e parë. Në maj 2013, Shqipëria u shpall në përputhje me standartet ndërkombëtare për transparencën e industrisë nxjerrëse, e cila është një arritje e mirë.
· Gjithashtu janë bërë efektivedy projekte investimesh dhe dy programe të asistencës teknike, të financuara nga grante me një vlerëtotale prej rreth 100 milionë dollarësh. Këto programe mbështesin përmirësime në administrimin e asistencës sociale, menaxhimin e ujitjes dhe burimeve ujore, përdorimin me bazë komuniteti të burimeve natyrore dhe planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit. Ne presim t’i zbatojmë me sukses ato me qeverinë e re.
Së fundi, gjatë vitit të fundit fiskal, ne kemi thelluar angazhimin në dialogun e politikave, mbështetjen analitike dhe këshillimin teknik.Shumë prej jush keni qenë këtu për prezantimin e dy Raporteve Rajonale Ekonomike për Evropën Juglindore; ne gjithshtu kemi organizuar Tryezën e Rrumbullakët për Politikat Fiskale, programin tonë REPARIS,për të forcuar dhe sjellë në përputhje me procedurat e kontabilitetit të BE-së, i cili ka pasur progres shumë tëmire. Gjithashtu kemi dhënë kontributin tonë në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike, si dhe kemi bërë një analizë për mundësinë e reformës së pensionve.E përsëris, ne shpresojmë të vazhdojmë të ofrojmë një këshillim tëshumanshem teknik dhe analitik.Ne po i kushtojmë më shumë vëmendje projekteve rajonale, për të ndihmuar vendet të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të krahasojnë qasjet ndaj njëri-tjetrit.Aktiviteti ynë rajonal gjatë viteve të fundit përfshin studime analitike dhe rekomandime mbi krijimin e vendeve të punës, financimin e sektorit të shëndetësisë, strategjisë së inovacionit dhe forcimin e kapaciteteve për monitorim dhe vlerësim. Fokusi ynë në aktivitetet rajonale do të vijojë në të ardhmen.
Dëshiroj të uroj mazhorancën e re për fitoren e rëndësishme dhe u uroj atyre sukses në përmbushjen e kësaj përgjegjësie të madhe.Banka Botërore është e gatshme të ndihmojë qeverinë me një axhendë të madhe reformash në çdo mënyrë të mundshme dhe kolegët e mi dhe unë gjatë kohës së mbetur në Shqipëri, presim të punojmë së bashku.Ne kemi filluar tashmë diskutimet tona për përparësitë ekonomike kyçe.
Më lejoni të theksoj vetëm tri fusha prioritare që unë i shoh si themelore për një Shqipëri Evropiane dhe do ta nxisja qeverinë e re të fokusohet në to:
Së pari, është shumë e rëndësishme të rritet besimi dhe besueshmëria në institucionet publike dhe kjo përfshin disa aspekte:
· T’i jepet më shumë vëmendje transparencës së vendim-marrjes dhe tëtë dhënave
· Të sigurojë pavarësi të vërtetë për institucionet e pavarura
· Të forcojë dhe të sigurojë zbatimin e ligjit – dhe me këtë dua të them, zbatimin dhe forcimin pa diskriminim të ligjit, sepse pak gjëra janë më përkeqësuese për zbatimin e ligjit sesa perceptimi se ai zbatohet në një mënyrë selektive dhe të pandershme.
· Për kredibilitetin e institucioneve publike, është gjithashtu e rëndësishme të ketë një administratë profesionale dhe të depolitizuar. Shqipëria ka qënë me fat gjatë viteve të fundit, duke tërhequr profesionistë shumë të trajnuar, shumë prej të cilëve janë diplomuar në universitetet më të mira ndërkombëtare dhe do të jetë shumë e rëndësishme mbajtja e personelit të kualifikuar dhe që ka punuar mirë për shqiptarët. Unë e konsideroj këtë një provë të vertetë për angazhimin e qeverisë për integrimin në BE dhe i uroj asaj ta kalojë me nderkëtë provë.
Fusha e dytë prioritare është të vazhdojë përshpejtimin dhe zgjerimine reformave strukturore.Kjo është gjithmonë e rëndësishme, por në mënyrë të veçantë në këto kohë sfiduese për Shqipërinë, rajonin dhe botën.
· Një numër i madh reformash janë në zbatim, disa prej tyre si përshembull sistemi i integruar i planifikimit, datojnë në qeverisjen e mëparshme socialiste, shumë prej tyre janë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe rajonale. Do të jetë e rëndësishme të përshpejtohen reformat të cilat janë provuar ndërkombëtarisht që janë të mira dhe të fokusohet në përshpejtimin e zbatimit të tyre. Disa shembuj të këtyre reformave përfshijnë: asistencën sociale, menaxhimin e burimeve ujore, inspektoriatet.
· Sigurisht në disa fusha reformat duhet të zgjerohen. Një nga fushat e prioriteteve ku vendi duhet urgjentisht të ndërmarrë një raund të dytë reformash ështe sektori energjetik. Një fushë tjetër që kërkon një sy të kujdesshëm është rregullimi qeverisjes qendore kundrejt asaj lokale.
· Këshilla ime më e rëndësishme për qeverinë e re, bazuar në përvojën e gjerë në çështjet e zhvillimit, është përzgjedhja strategjike. Ajo është kyçe dhe përbën një rrezik kryesor për çdo qeveri të re, e cila vjen me një axhendë ambicioze, duke mbivlerësuar kapacitetet për të lëvizur në të gjitha drejtimet njëherësh. Është e rëndësishme që të planifikohet ndërhyrja nëmënyrë tënjëpasnjëshme dhe të fillohet me reformimin vetëm të atyre që janë jashtëzakonisht të nevojshme, duke thelluar reformat e mira siç ishin hartuar më parë.
Fusha e tretë prioritare është konsolidimi fiskal dhe kryerjae pagesave të prapambetura.
· Është shumë e rëndësishme të përfundojë procesi i pagesave të prapambetura dhe atyre të vonuara të sektorit privat. Dhe sado ambicioze të jetë axhenda e çdo qeverie, nuk ka hapësirë fiskale për investime të reja të rëndësishme.
· Është shumë e rëndësishme të hartohet një program i dedikuar dhe i besueshëm për të krijuar gradualisht hapësirën fiskale.
· Edhe me më shumë rëndësi ka përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve publike. Ne jemi duke përgatitur një raport të rëndësishëm, të cilin e quajmë Rishikimi i Financave Publike, i cili do të ofrojë rekomandime në këtë fushë dhe shpresoj të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara në këtë drejtim
· Gjithashtu, ne i rekomandojmë qeverisë së re të marrë në konsideratë futjen e rregullit fiskal, ngritja e një këshilli të pavarur fiskal dhe rinisja e një programi me FMN-në. Këto do ta ndihmojnë Shqipërinë të rifitojë rritjen e qendrueshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.