Sondazhet tregojnë se 63% e të anketuarve mendojnë se kandidati i qendrës fiton…
Emmanuel Macron ishte fituesi i qartë i debatit përkundrejt rivales së ekstremit të djathtë për presidencën franceze, Marine Le Pen, të mërkurën në mbrëmje në një transmetim direkt që ishte më i pasur në ofendime se sa në diskutime politike.
Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të së dielës, analistët thonë se Macron-i ia doli të ruante qetësinë përballë sulmeve dhe talljeve nga zonja Le Pen në përballjen përfundimtare të dy kandidatëve, e cila u ndoq nga 16.5 milionë njerëz. Shumë prapa me sondazhet, dhe me shumë gjasa për të humbur, Le Pen kaloi direkt në sulm duke e quajtur Macron-in një mbështetës elitar të globalizmit të egër.
Por, një sondazh i shpejtë me 1314 të anketuar tregoi se 63% e të pyeturve rendisin Macron-in si fitues përkundrejt 34% që zgjodhën Le Pen, sikurse analistët thanë se ai dukej më presidencial.
“Argumentet VS fyerjet; politikat VS urrejtjet; statura VS çrregullim; zgjidhje dhe shkatërrim, tha Ministri i Mjedisit dhe ihs kandidati socialist për president, Ségolène Royal. Duke shtuar se ai do të votonte për Macron-in.
Në lidhje me debatin presidencial, Macron-i ja doli të sfidojë frikën se ish ministri i ekonomisë do të humbte në shpjegimet e gjata teknike duke e quajtur rivalen e tij një parazit të sistemit zgjedhor francez.
Liberation, gazeta e përditshme e krahut të majtë, tha se Macron-i ja doli që të luante me kartën e arsyes për tu mbrojtur me sulmet e shpeshta të Le Pen.