Vizioni i Emmanuel Macron për Europën nuk është lidhet me kufijtë, traditat dhe kulturat. Por nxitja e tij për të rishikuar rendin politik, është në një kurs përplasjeje me realitetin, shkruan Bloomberg.
Presidenti 40-vjeçar, i cili fitoi në Francë me një lëvizje që ndërtoi brenda një viti, po ‘mbjell’ një sistem politik në Bashkimin Evropian.
Me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të BE-së vitin e ardhshëm, Macron sheh një mundësi për të futur një epokë të re të qeverisjes pan-evropiane dhe për të prishur partitë politike tradicionale.
Macron, që shpesh krahasohet me pushtuesin e shekullit të 19-të, Napoleon Bonapartin, po bën lëvizjen e tij teksa shtetet më të forta të Evropës po konsiderojnë rrugët e integrimit të mëtejshëm dhe një ngritje të gjerë ekonomike, që u jep atyre një moment politik. Por brenda korridoreve të fuqisë së BE-së, strategjia e Macron është parë me skepticizëm, pa plan të qartë për të lundruar dhe ndonjëherë edhe me sy armiqësor.
Kreu i “Task Force” i tij – grupi i vogël përgjegjës për strategjinë brenda Republikës së Macron në partinë ‘Lëvizja’ – tha në një intervistë se “ristrukturimi politik ka filluar tashmë”.
“Grupet politike janë të ndara për atë që ata duan për dhe nga Europa,” tha Pieyre-Alexandre Anglade, ndërsa udhëtoi në tren në mes të Parisit dhe Brukselit, ku jeton dhe bën punë lobuese. “Ambicia jonë është të vendosim këmbët në disa vende dhe të krijojmë një status në nivel evropian për një axhendë reformuese”.