Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë sot dhjetëra udhëheqës botërorë së bashku me kompanitë dhe grupet e fushatës në një Samit në Paris, që synon forcimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike.
Dy vjet pas Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar emetimet e gazrave serrë, Franca po kërkon përsëri të marrë rolin udhëheqës në bisedimet mbi klimën pasi SHBA hoqi dorë nga përpjekjet e drejtuara nga OKB, për të parandaluar ngrohjen e rrezikshme globale.
Donald Trump, presidenti i SHBA, tha në qershor se ai ishte duke tërhequr SHBA nga Marrëveshja e Parisit, duke bërë një thirrje talljeje për z. Macron duke thënë se “kërkon të rregullojë planetin tonë”, shkruan sot FT.
Mbledhja e Parisit ka për qëllim financimin e veprimeve klimatike, por pritet të jetë më simbolike se sa i nxitur nga politika.
“Macron dëshiron të mbajë shkopin e lidershipit për ndryshimin e klimës”, tha Wai-Shin Chan, kreu i ndryshimeve klimatike në HSBC Global Research.