Emmanuel Macron premtoi një valë të re të shkurtimeve të taksave për klasat e mesme të Francës, ndërsa kërkonte të qetësonte protestuesit e ” Jelekë Verdhëve” dhe të rifreskonte presidencën e tij.
Pas pothuajse gjashtë muajve të demostratave, shpesh të dhunshme, ky ishte menduar të ishte momenti kur udhëheqësi 41-vjeçar do të tregonte se kishte dëgjuar ankesat dhe kishte një zgjidhje. Ajo që ai ofroi ishte një përzierje e sfidës – duke gërmuar në riparimet e tij pro-biznesore – dhe disa kërkime shpirtërore .
“Unë kam ndier në eshtrat e mia se çfarë po kalojnë francezët dhe unë dua të jap një përgjigje,” tha Macron. “Arti i të qënit francez është i rrënjosur dhe universal, i ngjitur historisë dhe origjinës, por përqafimit të së ardhmes”.
Ishte një çështje shumë e koreografuar: një konferencë shtypi që zgjati mbi dy orë në një sallë të stolisur në Pallatin Elysee. Veprimtaria ishte vonuar nga zjarri në katedralen Notre Dame në Paris që bashkoi kombin së bashku.
Megjithatë, kulmi i debatit kombëtar – siç e quajti angazhimin e tij dy-mujor me qytetarët anembanë vendit – duket se ofronte pak për ta. Votuesit u zhgënjyen nga paketa, ku 63 për qind e të anketuarve thoshin se nuk ishin të bindur nga Presidenti, në një sondazh nga Harris Interactive dhe Agence Epoka.
*Bloomberg News