Presidenti francez Emmanuel Macron tregoi se do të fokusohet në kompetencë sesa në kombësi, kur të diskutojë se kush do të zëvendësojë Mario Draghi-n, në krye të Bankës Qendrore Evropiane në 2019.
“Kam një dëshirë që presidenti i ardhshëm i BQE-së të jetë po aq kompetent sa ai i tanishëm, pavarësisht nga kombësia e tij”, u tha Macron gazetarëve në Paris të martën. “Unë kurrë nuk mendoj për avantazhe për sa i përket kombësisë.”. shkruan Bloomberg.
Udhëtimi i Draghit si president i BQE përfundon në fund të vitit 2019. Pasardhësi i tij do të udhëheqë hartimin e politikave për një institucion me bazë në Frankfurt, i cili pothuajse me ‘një dorë ‘ shpëtoi eurozonën gjatë krizës dhe tani po vendos se si dhe kur të tërhiqet stimuli (QE), e cila u vendos për të luftuar recesionin dhe për të përmirësuar rimëkëmbjen e dobët ekonomike.
BQE në vetvete nuk deklaron asgjë deri më tani. Si zakonisht me vendet e Evropës, balanca delikate e pushtetit midis kombeve do të jetë një element vendimtar në procesin e përzgjedhjes.