Ajo është konsideruar si një nga parajsat më të bukura natyrore në botë, një zonë me bukuri të rrallë me det kristal të qartë që magjeps : Arqipelagu i Maddalena, në veri lindje të Sardenjës, i rrëmben vizitorët në shikim të parë. Një kompleks ishujsh dhe mini-ishujsh shumë afër me njëri-tjetrin, të gjithë të përfshirë në Parkun Kombëtar që nga viti 1994 kërkon ts ruajë këtë kryevepër të natyrës është lavdëruar nga shumë artistë gjatë shekujve.
La Maddalena dhe Caprera janë dy ishujt kryesore, të cilat së bashku me Santo Stefano, Spargi, Santa Maria dhe Razzoli, kanë kontribuar për ta bërë të njohur këtë pjesë të detit në mes të ngushticës Bonifacio dhe Bregut Emerald. Një zonë që ofron 180 kilometra bregdet me plazhe mes më të njohurve të botës si ai i Budelli.
Nga aeroporti Olbia mund të arrini në Palau, shumë më pak se 40 km, ku me një traget zbarkoni në brigjet e La Maddalena. Ishulli kryesor, i vetmi i banuar gjatë gjithë vitit dhe që i jep emrin e saj arkipelagut, të habit me fshatin e saj të mrekullueshëmr, që u ndërtua në shekujt XVIII dhe XIX, me vlera të mëdha arkitektonike që i dhuron La Maddalena tërheqjen dhe pseudonimin e ‘Parisit të vogël’.
Duke filluar nga ky përballeni menjëherë me ishullin Giardinelli me plazhin e tij të mahnitshëm ‘kokë oktapod’ , të quajtur kështu për shkak të një shkëmb graniti që dominon qytetin dhe i cili të kujton kafshën zvarritëse detare.
Ju do të vazhdoni të humbisni në limane dhe plazhet e bukur që ofron La Maddalena, të tilla si Nido d’Aquila dhe Punta Tegge.
Në gjysmë të rrugës mes Palau dhe La Maddalena gjendet ishulli Santo Stefano tre kilometra katrorë dhe pak kodrinor me disa ndërtesa që ende arrijnë të integrohen me ngjyrat ‘fekse’ të ishullit, të bardhën dhe rozën. Kur e sheh kështu, Santo Stefano ju nxit të imagjinoni se si duhet të ketë qënë i gjithë arkipelagu përpara ‘zbulimit’ të turizmit. Për shkak të vendndodhjes së tij, Napoleoni nisi nga këtu sulmin e 1793 ndaj Magdallena, nga kështjella San Giorgo që tani quhet zakonisht si Forte Napoleone, një konstruktim i 1773. Këtu që nga 2088 ndodhet edhe një bazë navale militare amerikane hapsira e së cilës është ende në pritje për rikualifikim.