Eksploruesit e parë te fytyrës qiellore. Ose ndryshe: shkencëtari Galileo Galilei, matematikani jezuit Christopher Clavius, astronomi jezuit Angelo Secchi. Janë pikërisht ata, që duke filluar që në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, hodhën themelet e astronomisë moderne. Dhe per te gjithe te apsoinuarit me qiellin zbulohen në një ekzibicion të pazaktontë të fondacionit Fondazione Sorgente Group në Spazio Espositivo Tritone, në Romë (nga 14 nëntori deri në 13 shkurt, nga e hëna në të premte, nga ora 10.30 deri në 18.30).
“Magisters Astronomiae nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë: Christopher Clavius, Galileo Galilei dhe Angelo Secchi, dëshmi dokumentare dhe instrumentet shkencore ‘ofruan mundësinë për të parë për herë të parë letra të pabotuara të Galileo Galilei dhe Christopher Clavius. Si letrën e vitit 1609, në të cilin Galileo i fliste Clavius zbulimin e tij të ndërprerjes së sipërfaqes së Hënës, parë nëpërmjet teleskopit.
Në ekspozitë janë 10 dorëshkrime dhe letra nga Fondo Clavius të cilave i shtohen shtatë instrumente shkencore dhe një glob botëror, të gjitha prova që datojnë në shekujt XVI – XIX. Tekstet e lashta, të paraqitura për herë të parë pas një pune restauruese të kujdesshme dhe pas dixhitalizimit, i përkasin Fondo Clavius të Arkivit Historik të Universitetit Papnor Gregorian. Instrumentet e vëzhgimit ne fakt ishin huazuar nga Muzeu i Observatorit Astronomik të Romës (INAF) dhe globi qiellor nga Biblioteka Qendrore Kombëtare në Romë.