Sulmuesi i Toronto-s, Sebastian Giovinco, është lojtari më i paguar në Major League Soccer. Sipas të dhënave të publikuara nga shoqata e lojtarëve të MLS, lojtari italian fiton 5,6 milionë dollarë, për një total prej 7,1 milionë dollarësh, duke marrë në konsideratë edhe të ardhura të tjera.
Në podium është edhe shoku i tij i skuadrës, Michael Bradley, me 6.5 milionë dollarë në total dhe sulmuesi i Los Angeles FC, Carlos Vela, me 6,29 milionë dollarë.
Për sa u përket vetëm pagave, duke mos marrë në konsideratë bonuset, primati i takon Bastian Schweinsteiger. Futbollisti gjerman që luan me Chicago Fire, është lojtari më i paguar, me 6,1 milionë dollarë, ndjekur nga sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Giovani dos Santos, me 6 milionë.
Të habit fakti që në podiumin e lojtarëve më të paguar nuk është lojtari suedez Zlatan Ibrahimovic. Lojtari i cili luan me Galaxy, fiton vetëm 1,5 milionë dollarë, pa bonuse dhe renditet poshtë në klasifikim.