Projekti për ndërtimin e një hoteli luksoz me pesë yje në Kotor të Malit të Zi duket se është ende në letër. Një vit pas shprehjes së intersit nga ana e themeluesit të kompanisë irlandeze të ndërtimit “Irish Nationwide”, Michael Fingleton nuk ka një përgjigje të saktë se kur do të nisë ndërtimit. Mësohet se projekti parashikonte ndërtimin e një hoteli luksoz me pesë yje, ndërsa në vitin 2006 u raportua se Fingleton, pati paguar 5 milionë euru për kontrollin e projektit përmes firmës së tij “New Fjord Developments”.