Ministri malazez i Financave Radoje Zugiç dhe guvernatori i Bankës Qendrore Milojica Dakiq u takua me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ( FMN) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) gjatë takimit të pranverës të zhvilluar në Uashington . Ministri Zugiç dhe Guvernatori Dakiq informuan zyrtarët e lartë në lidhje me situatën aktuale në sektorin financiar të Malit të Zi dhe rezultatet e arritura gjatë konsolidimin fiskal. “Deficiti buxhetor ishte më e ulët në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012 dhe se të ardhurat publike u rritën me 10,2 % . Sektori bankar i Malit të Zi u rikapitalizua në mënyrë të konsiderueshme” , tha guvernatori Dakiq .
Drejtor i Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) Reza Moghadam theksoi se FMN-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për qeverinë e
Malit të Zi në drejtim të zbatimit të masave të konsolidimit fiskal , duke theksuar se vendi ka arritur përparim në mbikëqyrjen dhe rregullimin e sektorit bankar .