Ulqini tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ata që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë bregdet. Madje, këtë vere ka oferta speciale për pushuesit nga Kosova, të cilët përbëjnë 70% të pushuesve. Kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka tha se komuna me institucionet e saj ka bërë gjithë përgatitjet si për furnizim me ujë, për pastërtinë, sigurinë etj. Ai tha se Ulqini vazhdon të jetë i pakonkurrueshëm pasi vendet bregdetare përreth tij ende janë shumë larg po të krahasohen me të sa i përket përgatitjeve dhe atë se çka ofron për turistët. Madje thotë se nuk e ndjejnë konkurrencën as nga bregdeti i Shqipërisë.