Mal i Zi/ Paga mesatare mujore arrin në 511 euro

19/03/2017 8:05 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
jahte ne mal te zi

Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet, ishte 511 euro. Sipas Entit për Statistika (MONSTAT) kjo shifër është 0.4% më e lartë në krahasim me muajin e kaluar.
Paga mesatare në janar pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3%, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar, ishte 2.4% më e lartë.
Në janar, paga mesatare bruto ishte 767 euro.
Ekspertët e statistikave thonë se duke marrë parasysh faktin e rritjes së çmimeve të konsumit, të cilat në muajin janar në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 0.3%, del se fitimi i vërtetë neto në të njëjtën periudhë u rrit me 0.1%.
Për sa u përket sektorëve, rritje e pagave u shënua në sektorin e argëtimit dhe krijimit, komunikimit, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ndërsa rënie pati në administratën publike, bujqësi, peshkim dhe sigurime financiare.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz