Kompania më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europë, Ryanair, do të nisë fluturimet midis Aeroportit të Skavstas në Stokholm dhe Podgoricës këtë pranverë, duke u bërë destinacioni i katërt nga kryeqyteti malazez.
Shërbimi i ri do të ofrohet dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel, duke filluar nga data 2 prill. Biletat mund të gjenden në shitje nëpërmjet internetit. “Ne jemi të kënaqur që po nisim fluturimet e reja nga Podgorica për sezonin veror 2017, që përfshijnë udhëtimet direkte nga Stokholmi dhe së fundmi edhe nga Berlini, për një total prej katër destinacionesh nga ky aeroport. Si rezultat i kësaj, numri i pasagjerëve do të rritet me 110,000 pasagjerë, ndërsa do të krijohen 80 vende të reja pune.
Podgorica është duke u përgatitur për një vit shumë të zënë sa i përket transportit ajror të pasagjerëve.
Deri më tani, edhe Wizz Air ka bërë të ditur planet për të nisur fluturimet nga Budapesti për në Podgoricë, duke filluar nga data 3 prill, ndërsa LOT Polish Airlines do të fillojë fluturimet sezonale nga Varshava drejt Podgoricës nga 13 maji.