Tregu i sigurimeve i Malit të Zi pati një rritje prej 4.2% të volumit të primeve të shkruara bruto në vitin 2016.
Sipas të dhënëve paraprake të publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të Zi (Insurance Supervision Agency of Montenegro, ISO) volumi i primeve arriti në 80.1 milionë euro.
Sigurimi i Jo-Jetës kishte pjesën më të madhe me rreth 83% të totalit të primeve të shkruara bruto, ndërsa sigurimi i Jetës kishte 17%. Krahasuar me
shifrat e vitit 2015, tregu i sigurimeve u rrit me 3.2 milionë euro.
Kontributi më i madh në rritjen e volumit të primeve i takon primeve nga sigurimet MTPL, me një rritje prej 2.3 milionë euro, ndërsa sigurimi i Jetës u rrit me 0.8 milionë euro.
Në fund të vitit 2016, tre siguruesit më të mëdhenj sipas volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jetës ishin siguruesit austriake, GRAWE,
Wiener STAEDITCSHE dhe MERKUR të cilët zinin rreth 75%. Ndërsa në sigurimin e Jo-Jetës, tregu është dominuar nga dy siguruesit sllovene – Lovcen
Osiguranje dhe SAVA Malit të Zi, me rreth 63% të totalit të volumit të primeve të shkruara të Jo-Jetës.