Profesor Arben Malaj thotë se, efekti psikologjik i strategjisë se deuroizimit duhet të reduktohej apo menaxhohej në një strategji komunikimi lehtësisht te kuptueshme dhe me intensitetin e duhur publik për të minimizuar çdo konvertim të depozitave në euro në monedhat të tjera, sidomos për depozitat jashtë sistemit bankar, por që bëhen pjesë e rritjes së ofertës së euros në treg.
Cilat vlerësoni së janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e fortë të euros në tregun vendas dy vitet e fundit, sidomos ne 5 muajt ë parë të 2018-s?
Përgjigja e kësaj pyetjeve kërkon një analizë të faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e ofertës për euro dhe/ose rënien e kërkesës.
Nëse do të analizonim hyrjet/ofertën do të duhet të mbajmë parasysh hyrjet nga eksporti, nga investimet e huaja direkte, nga remitancat dhe ato që në bilancin e pagesave konsiderohen hyrje për diference dhe që janë të pamatshme. Ekspertet vlerësojnë së këta tregues kanë rritje.
Nëse do të duhet te analizojmë krahun e kërkesës për euro që në këtë rast duhet të jetë në rënie që euro të zhvleftësohet dhe monedha kombëtare të forcohet, duhet të analizojmë së cilët nga faktorët e kërkesës ka renë, ka rënë kërkesa e sektorit privat, ka rënë kërkesa për euro nga kompanitë publike apo buxheti i shtetit ose faktorë të tjerë.
Një analizë e veçante kërkohet për sektorin bankar, nivelin e parë ku përfshihet banka qendrore dhe nivelin e dytë ku përfshihen bankat dhe institucionet financiare jobankare.
Përsa i përket Bankës së Shqipëri në plotësimit të objektivit të saj për inflacionin 3% dhe në analizë të instrumenteve të politikës monetare, (në përputhje me kursin e këmbimit luhatëse që në vitin 1992), sipas ekspertëve të BSH nuk ka ndërhyrje me efekt influencues në kursin e këmbimit.
Ndoshta duhet të mos nënvleftësojmë edhe daljet në treg të kompanive private të cilat kanë të ardhura në valutëe dhe shlyejnë detyrime në lekë për pagimin e pagave, sigurimeve shoqërore, tatimin e fitimit te vitit të mëparshëm etje.
Ndërsa procesi i kredidhënies në euro që rrit ofertën e euros nuk është në nivele deformuese të kursit të këmbimit. Si pjesë e paketës de-euroizuese kredia ne valutë tentohet të ulet duke ulur edhe riskun e kursit të këmbimit për kredimarrësit që i kanë të ardhurat në lekë dhe marrin kredi në valutë të huaj. Efekti psikologjik i strategjisë së deuroizimit duhet të reduktohej apo menaxhohej në një strategji komunikimi lehtësisht te kuptueshme dhe me intensitetin e duhur publik për të minimizuar çdo konvertim të depozitave në euro në monedhat të tjera, sidomos për depozitat jashtë sistemit bankar, por që bëhen pjesë e rritjes së ofertës së euros në treg.
BSH e ka analizuar këtë trend dhe ka arritur në konkluzionin së forcimi i monedhës kombëtare është bazuar në tregues jo fondamentale dhe për pasojë në të ardhmen do të kthehet në nivele të arsyeshme. Kjo është kritike sidomos për eksportuesit që janë prekur në nivele relativisht te larta, çka dëmton aftësinë e tyre konkurruese, redukton qoftë edhe përkohësisht investimet dhe numrin e punonjësve. Ekonomia shqiptare duhet të bazohet tek rritja e eksporteve prandaj strategjia e rritjes së tyre duhet të jetë shumë dimensionale ku duhet të harmonizohen politikat monetare me ato fiskale.
Çfarë masash duhen ndërmarre në mënyre që të reduktohet ekspozimi ne ekonomi i luhatjeve të forta të kursit?
Produktiviteti i ekonomisë, shkalla e lartë e konkurrencës reduktim i deficitit tregtar, reduktimi i deficiti të llogarisë korente, duke rritur të ardhurat nga eksportet e mallrave dhe të shërbime, duke rritur investimet e huaja direkte, reduktimi i kredidhënies në euro vetëm për atë pjesë që i ka të ardhurat në lekë janë kolonat kryesore të reduktimit të riskut të kursit të këmbimit. Një element i rëndësishëm është edhe komunikimi sa më i mirë dhe me efektiv i politikave monetare, fiskale dhe i reformave strukturore.
Reduktimi i paqartësive për zhvillimet e ardhshme, ekonomike, sociale e politike, reduktimi i riskut të kursit të këmbimit, funksionimi më mirë i shtetit ligjor sidomos në pjesën e sektorit bankar që lehtëson ndërmjetësimin e tyre në ekonominë reale, krijojnë faktorë fondamentale dhe të qëndrueshëm që ekonomia jonë të rritet me ritme më të larta, të qëndrueshme dhe të drejta. Studimet shkencore argumentojnë se nuk ka banka, institucione financiare jo bankare dhe fonde të investimeve financiare të suksesshme pa një ekonomi të fortë dhe nuk ka ekonomi produktive dhe konkurruese pa një sistem financiar modern.
Si do të vlerësonit idenë për të përshtatur euron si monedhe kombëtare (në mënyrë te njëanshme siç kanë bërë Kosova dhe Mali i ZI). A do të ishte e realizueshme konkretisht dhe cilat do të ishin avantazhet dhe disavantazhet?
Analiza e historike e krijimit te eurozonës, përfshirja e vendeve të ndryshme me shkalle të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit financiare na mëson së zëvendësimi i monedhës kombëtare me euron, nuk duhet të jetë një proces politik, por një proces i kujdesshëm ekonomik. Teoria e zonave të monedhave të përbashkëta e Profesor Mundell, plotësimi i tre kushteve ekonomike dhe tre kushteve politike është e vlefshme edhe sot.
Rasti i Malit të Zi apo Kosovës nuk ka bazë krahasimi me ne, sepse ato ishin ekonomi që e kishin humbur monedhës e tyre kombëtare shumë më shpejt se të aplikonin euron, kjo sepse këto vende të bazuara tek të ardhurat hyrëse në valutë të huaj në DM kishin dy rrugë : (i) të ktheheshin pas tek monedhat kombëtare ose (ii) të përdornin euron.
Ekspertët ndërkombëtarë ishin për opsionin e dytë. Pra Mal i Zi dhe Kosova janë përjashtimisht vende që përdornin euron pa qenë pjesë e eurozonës.
Për vendin tonë ka gjithashtu vlerë analiza e vendeve të sëmura” të BE-se, grupi i vendeve PIIGS ( Portugali, Itali, Irlanda, Greqia dhe Spanja) të cilat edhe pse përdornin euron, kishin probleme të mprehta strukturore, ndaj në krizën e parë pas përdorimit të euros në 2002, ata u prekën rëndë ku për mungesë produktiviteti Greqia, Spanja dhe Portugalia u goditën aq rëndë sa papunësia e të rinjve mbërriti në nivelet 40-55%. Pra aplikimi i euros nuk i shëroi problemet e tyre të mprehta të produktivitetit të ulët dhe borxheve të larta, thjeshtë e fshehu sëmundjen dhe e bëri atë më të rëndë. Masat korrektuese te deficiteve të larta tyre buxhetore prodhuan kriza të renda, sidomos sociale,
Në nuk duhet të synojmë një aplikim të një anshëm të euros, në duhet të përgatitemi mirë për anëtarësimin në sistemin monetare europiane dhe me vonë për anëtarësim në euro. Pa një përafrim të funksionimit të shtetit ligjore, pa një përafrim institucional dhe pa një konvergjence ekonomikë e mbështetur tek produktiviteti i ekonomisë sonë dhe stabiliteti financiarë, kostot e aplikimit ten një anshëm të euros mund të ishin më të mëdha, më të rënda dhe më afatgjatë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.