Ndryshimet pozitive në buxhetin e shtetit të këtij viti janë mesazh tepër i rëndësishëm për financat publike dhe ekonominë e vendit.
Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministër I Financave, Arben Malaj, u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se rialokimi i fondeve të bëra nga ndryshimet në buxhet brenda vitit në projekte të ndryshme duhet tu kompensohet këtyre sektorëve në buxhetin e vitit të ardhshëm të qeverisë.
Ndërsa ndërhyrjen në uljen e deficitit nga ana e qeverisë, Malaj e konsideron, një mesazh pozitiv manaxhues. Qeveria shqiptare miratoi këtë javë ndryshimet në buxhetin e shtetit të këtij viti, ku realizimi mbi planifikimin i të ardhurave me 3.2 miliardë lekë, do të shkojë për ulje të deficitit buxhetor.
Ndërsa ndryshimet e tjera në zërin e shpenzimeve janë rialokime fondesh, për përfundimin e projekteve të nisura.
/Scan Tv
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.