Banka Qendrore paralajmëron se Mali i Zi po shtrenjtohet së tepërmi – teksa organizatat turistike fajësojnë problemet e infrastrukturës dhe biletat e kushtueshme ajrore për shifrat e pritura zhgënjyese të këtij viti.
Banka Qendrore e Malit të Zi tha se sektori turistik duhet të bëhet më konkurrues në aspektin e kostove, duke deklaruar se vendi rrezikonte të shtrenjtohej shumë për vizitorët.
Akomodimi në hotel dhe shumë shërbime të tjera – të tilla si parkimi, pajisjet e plazhit, pijet dhe ushqimi – ishin të gjitha shumë të shtrenjta, referoi institucioni financiar kombëtar.
“Ne kemi nevojë të përmirësojmë konkurrencën e kostos në qoftë se dëshirojmë të ruajmë të njëjtin ritëm me të tjerët. Përndryshe, ne mund të humbasin gjithnjë e më shumë turistë çdo vit”, – tha banka.
Zyrtarët e turizmit thonë se kostoja relativisht e lartë e akomodimit është vetëm një nga arsyet për rënien e pritshme në numrin e turistëve këtë vit.
Ata kanë fajësuar motin jashtëzakonisht të dobët, rrugët e këqija, çmimin e biletave ajrore në kompanitë kombëtare dhe rrugët e plazhet e pista në qytetet bregdetare.
Kryetari i Shoqatës Turistike, Zharko Radulovic, tha se problemi me industrinë turistike të Malit të Zi nuk ishte i thjeshtë dhe nuk mund të zgjidhet vetëm me çmime më të ulëta.
“Për të tërhequr sa më shumë turistë, autoritetet duhet të bëjnë diçka më shumë për të promovuar vendin. Mali i Zi është ende një destinacion i panjohur në mbarë botën”, – tha Raduloviç për BIRN.
Kostot e hoteleve në vend janë relativisht të larta. Kostoja mesatare e akomodimit për një natë në Malin e Zi varion nga 60-90 euro.
Në Greqi, në të kundërt, ajo është rreth 30 euro. Në Kroacinë fqinje, kostoja është rreth 70 euro, ose më pak.
Por Raduloviç tha se në aspektin e shpenzimeve totale për një turist, Mali i Zi ende është më i lirë se sa Greqia dhe Kroacia.
“Në Greqi, ju mund të akomodoheni me 200 euro për shtatë ditë – por vizitori do të shpenzojë të paktën 700 euro për të ngrënë”, – pohoi ai.
Qeveria nuk ka nxjerrë ende të dhënat për sezonin turistik 2014. Të dhënat e fundit, nga prilli, treguan se 1.5 milionë turistë e vizituan në vitin 2013, duke shpenzuar 721 milionë euro.
Në pritje të shifrave të këtij viti, autoritetet e turizmit kanë shprehur shqetësimin se ato mund të jenë më të ulëta – pjesërisht edhe si rezultat i përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin në maj, si dhe kriza në Ukrainë, e cila ka prekur biznesin me Rusinë.
Në qershor dhe korrik, agjencitë e udhëtimit dhe hotelierët thanë se numri i turistëve ra me 15%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.