Mali i Zi – Investime në turizëm

27/03/2012 08:49 0 komente

Hotele dhe resorte luksoze janë në fazë ndërtimi në Mal të Zi, duke synuar ta kthejnë vendin në një destinacion të rëndësishëm turistik

 

Hotel në projektin Porto Montenegro

Hotelet dhe resortet “Regent” janë caktuar të menaxhojnë hotelin e parë që do të ndërtohet si pjesë e projektit Porto Montenegro në Mal të Zi, i cili pritet që të hapet në 2014-n.
Projekti, i cili ka 34 dhoma dhe 46 rezidenca, është hartuar nga “ReardonSmith Architects” dhe ka ruajtur stilin e shtëpive përgjatë bregdetit Adriatik.
Megjithëse dizajni nuk është finalizuar ende, zona Spa do të jetë afërsisht 660 metër katrorë dhe do të ketë të paktën dy apo tre dhoma trajtimi brenda.

Zona shtesë trajtimi do të planifikohen gjithashtu jashtë.
Punimet kanë filluar tashmë, me “Pisano Atelier” që do të jetë dizajn i brendshëm i hotelit. Ndërtimi i këtij hoteli përkon edhe me zgjerimin e marinës.
Ross Blunt, drejtor i “ReardonSmith Architects” tha: “Këto katër vite që ne kemi punuar me masterplanin e Porto Montenegro,

duke transformuar një zonë detare të amortizuar në një destinacion klasi botëror, kanë qenë tepër shpërblyese”.
“Ky është një projekt madhështor dhe të shikosh që vizioni ynë të shndërrohet në një qytet vibrues detar është tepër interesante.

‘Regent Porto Montenegro’ do të jetë pa dyshim një hotel i çmuar në bregdetin e Adriatikut”.

Fillojnë punimet në kompleksin luksoz në Tivar

Kompania zvicerane “Orascom Development”, që po ndërton një resort luksoz në gadishullin Lustica afër Tivarit, ka nisur punimet përgatitore për zbatimin e projektit,

duke njoftuar një investim prej rreth 8 milionë eurosh për këtë vit.
Përfaqësuesit e saj thanë se përgatitjet për zhvillimin e Gjirit Lustica kanë nisur përpara pak ditësh, ndërsa punimet e ndërtimit do të fillojnë në janar të vitit të ardhshëm.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej 1.1 miliardë eurosh. Objektivi është krijimi i një resorti të integruar pushimesh që ofron shumëllojshmëri shërbimesh,

përfshirë 8 hotele, 1,600 apartamente, 750 vila, një zonë banimi me të gjitha lehtësitë e nevojshme që ofrojnë dyqane, shkolla, shërbime mjekësore, mundësi për sporte uji, një qendër konferencash dhe një qendër golfi.

Kryebashkiaku i Tivarit, Miodrag Kankaras, ka pohuar se qeveria ka bërë gjithçka që është e mundur për të hequr barrierat. “Një pjesë e mirë e pretendimeve për pronësinë janë zgjidhur”.

“Orascom” planifikon të fillojë me ndërtimin e porteve të jahtit dhe segmenteve të infrastrukturës së resortit. Pritet që faza e parë të përfundojë në 2015-n.

“Orascom Development” ka gjithashtu projekte në Egjipt, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman, Zvicër, Britaninë e Madhe dhe Rumani. Kompania në fillimi i kishte zyrat qendrore në Egjipt, ndërsa në vitin 2009 u zhvendos në Egjipt.

 

Beteja për investimin 40 milionë euro

Zhvilluesi Seamus Ross po lufton për të shpëtuar një investim të planifikuar prej 40 milionë eurosh në Mal të Zi.

Hoteli “Kotor Palace Hotel” iu shit nga qeveria një konsorciumi të udhëhequr nga z. Ross për 6.5 milionë euro në 2007-n.

Marrëveshja, që u financua nga “Anglo Irish Bank” pas një tenderi me investitorë të profilit të lartë, përfshinte angazhimin nga z. Ross për të investuar edhe 34 milionë euro të tjera.

Por investimi nuk u materializua asnjëherë.

Tani kreditorët kanë kërkuar shpalljen e falimentit dhe llogaritë e kompanisë po ekzaminohen si pjesë e një hetimi rutinë për mashtrim nga Autoriteti për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit Terrorist.

 

 

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.