Banka Evropiane e Investimeve priti një delegacion malazez kryesuar nga ministri i financave Radoje Zugiç në selinë e saj në Luksemburg të premten e kaluar. Tema kryesore e diskutimeve në takimin ishte aktiviteti i BEI në Mal të Zi, e cila synon mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe ndihmën e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Në të njëjtën kohë u nënshkrua një kredi prej 10 milion euro në Republikën e Malit të Zi për investime në sektorin e ujit dhe kanalizimeve. Projekti përbëhet nga skemat e investimeve për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura komunale, si dhe skema e furnizimit me ujë. Skemat përfshijnë të gjithë vendin. Projekti do të ndihmojë ta sjellë Malin e Zi më pranë standardeve mjedisore të BE, do të përmirësojë shërbimet mjedisore, duke reduktuar rreziqet e shëndetit publik dhe duke rritur atraktivitetin e rajonit për turistët.
Kjo kredi prej 10 milion euro përfaqëson këstin e katërt të totalit të kredisë prej 57 milionë euro të EIB për këtë sektor të rëndësishëm miratuar në vitin 2005.
‘Ne jemi shumë të lumtur të kontribuojmë në këtë program, sepse projektet në fushën e ujit dhe kanalizimeve janë thelbësore për procesin e modernizimit të Malit të Zi. Ne riafirmojmë përkushtimin tonë për të mbështetur vendin në rrugën e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian ‘, vuri në dukje Dario Skanapieko, nenkrytari i BEI përgjegjës për operacionet në Itali, Maltë, Kroaci dhe Ballkanin Petrëndimor.