Mali i Zi është një nga vendet e rajonit me deficitin më të madh tregtar. Në vitet e kaluar tregtia e jashtme në total llogaritej rreth 2.1 miliardë euro, ku eksportet ishin 375 milionë dhe importet 773 milionë euro.
Qeveria është përpjekur që të ngushtojë deficitin duke nxitur investimet e huaja direkte, por kanë qenë të ardhurat e dërguara nga emigrantët që po ndikojnë në këtë drejtim.
Malazezët, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dërguar vetëm në tre muajt e parë të këtij viti rreth 83.5 milionë euro. Banka Qendrore vëren se kjo shumë është 3.8 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas Bankës Qendrore, nëse ky ritëm do të vijojë i njëjtë, në fund të vitit të ardhurat nga emigrantët do të jenë rreth 340 milionë euro.
Deficiti tregtar në 5 muajt e parë të vitit ishte 538 milionë euro, ku importet arritën në 657 milionë dhe eksportet në 118 milionë euro.