“Mali Ylber”, një prej bukurive natyrore më të bukura në Peru

03/05/2018 12:05 PM 0 komente

Mali Ylber, është një prej bukurive natyrore më të bukura të Perusë, e cila edhe pse nuk ka shumë kohë që është zbuluar dhe po vizitohet nga turistë të shumtë, ai është shumë i rrezikuar dhe ambientalistët e kanë shprehur frikën që kanë për të ardhmen e tij.

Kjo bukuri natyrore ka miliona vjet që është formuar, ajo nuk ka më shumë se pesë vjet që po vizitohet nga turistët dhe ndodhet rreth 5,000 metra mbi nivelin e detit në Ande në Peru.

Që nga momenti që ajo u bë e njohur për turistët, numri i këtyre të fundit shkon deri në 1,000 vizitorë në  ditë.

Nëse do t’i hidhni një vështrim të shpejtë fotove ju mund të mendoni se ato janë thjesht imazhe të editura dhe nuk janë reale, por jo, pamje të tilla janë mëse të vërteta.

Ambientalistët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me shkatërrimin e këtij mjedisi, duke filluar nga vrasja e kafshëve të ndryshme, të cilat janë shumë të rralla në këtë vend, shprehet Dina Farfan, një biologe nga Peruja, e cila po studion kryesisht kërcënimin e botës së egër.

Edhe turistët të cilët shkojnë për ta vizituar këtë mal në Peru, po e rrezikojnë atë shumë.

Por një kërcënim tjetër më i madh është edhe ai i fundit, ku kompania Camino Minerals, një kompani kanadeze minierash ka aplikuar për të marrë të drejtat për të gërmuar pikërisht në këtë vend sepse është shumë i pasur me minerale.

Të ardhurat që gjenerohen nga ardhja e turistëve shkojnë deri në 290,000 paund në vit. Kjo është një mrekulli e vërtetë shprehet një prej banorëve të zonës, i cili fiton rreth 3,800 paund duke i shoqëruar turistët me kalin e tij deri në Malin Ylber.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz