Mali i Zi / Forcohen lidhjet në sektorin e mbrojtjes dhe ushtrisë me Turqinë

13/04/2018 10:13 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Mali i Zi është i vendosur të miratojë një marrëveshje mbi bashkëpunimin e industrisë së mbrojtjes me Turqinë, e projektuar për të forcuar marrëdhëniet në sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak me Ankaranë.

Sipas BIRN, marrëveshja ka të bëjë me “prodhimin dhe tregtinë në mbrojtjen e mallrave dhe shërbimeve, mirëmbajtjen dhe mbështetjen logjistike”.
Marrëveshja gjithashtu përcakton shitjet e pajisjeve ushtarake dhe të mbrojtjes, të prodhuara përmes projekteve të përbashkëta për vendet e treta, si dhe transfertat e teknologjisë dhe kërkimet e përbashkëta.
Qeveria turke dhe ajo malazeze do të formojnë një komision të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes dhe projektet e përzgjedhura që do të kryhen bashkërisht.

“Informacioni i klasifikuar, dokumentet si edhe hardueri dhe softueri tregtar do të transmetohen përmes kanaleve diplomatike nga njëra qeveri në tjetrën, thuhet më tej në marrëveshje.
Turqia nuk ka qenë në të kaluarën një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Malit të Zi në lidhje me tregtinë e armëve, ndryshe nga SHBA-ja, Britania e Madhe apo Norvegjia. Ky bashkëpunim i ngushtë ushtarak me Ankaranë vjen edhe si pasojë e rritjes së ndikimit të biznesit turk në Mal të Zi.
Më shumë se 400 kompani turke u regjistruan në vend në Mal të Zi vitin 2017, krahasuar me 76 kompani gjatë 2016. Investimet e Huaja Direkte turke, u rritën në 23.8 milionë euro në vitin 2017 krahasuar me 17 milionë euro në 2016.

Industria modeste e mbrojtjes e Malit të Zi mbështetet kryesisht në fabrikat e vjetra të epokës jugosllave, pjesa më e madhe e të cilave janë privatizuar gjatë viteve të fundit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz