Manchester City është në prag të mbylljes së një marrëveshjeje prej 75 milionë eurosh me mesfushorin e kombëtares së Portugalisë, Bernardo Silva, i cili luan te Monako.
22-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës më 1 korrik. Silva është aktivizuar në 58 ndeshje me Monakon këtë sezon, duke përfshirë edhe dy kundër Manchester City në Champions League – ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 12 asiste. Ai ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, duke shënuar vetëm 1 herë. Gjithashtu ishte pjesëtar i skuadrës që fitoi Euro 2016 vitin e shkuar.
Skuadra e Pep Guardiola-s u rendit e treta në Premier League këtë sezon, duke siguruar një vend në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.
Bernardo Silva ishte pjesë e skuadrës së Monakos, me të cilën luante që nga viti 2014. Këtë sezon u shpall kampion i Francës dhe arriti deri në gjysmëfinale të Champions League, por u eliminua nga Juventus.