Manchester City ka investuar një vlerë rekord prej 853 milionë eurosh për të përforcuar skuadrën, duke e shndërruar në një nga ekipet më të forta në Angli dhe jo vetëm.
Pas Citizens, ndodhet Paris Saint-Germain, me një vlerë pak më të ulët, 850 milionë euro, kurse në vend të tretë është klubi që ka mbajtur rekordin e mëparshëm, Manchester United, 784 milionë euro
Të dhënat, e mbledhura nga të gjitha skuadrat e pesë kampionateve më të mëdha në Europë, janë publikuar nga Instituti zviceran CIES, i cili financohet nga FIFA për kërkimet e tij.
Shpenzimet totale të Manchester City janë rritur në 242 milionë euro krahasuar me shtatorin e vitit 2016.
Rritja ka qenë edhe më e madhe për Paris SG: + 395 milionë euro (duke përfshirë edhe investimin prej 180 milionë eurosh për Kylian Mbappé).
Shifra për Manchester United është “vetëm” 66 milionë euro më e lartë krahasuar me një vit më parë, ndërsa fituesit e Champions League, Real Madrid, kanë zbritur në 138 milionë euro.
6 skuadrat më të mëdha të kampionatit anglez gjenden në dhjetë pozicionet e para të klasifikimit. Vendet e tjera plotësohen nga dy superfuqitë spanjolle (Real Madrid, Barcelona), Paris SG dhe nënkampionët e Europës, Juventus.
Vlerat e 5 kampionateve kryesore
5,7 miliardë për Premier League (mesatarisht 287 milionë euro për skuadër, + 28% krahasuar me vitin e kaluar)
2,4 miliardë për Serinë A (122 milionë për skuadër, + 26%)
2,2 miliardë për La Liga (110 milionë euro për skuadër + 9%)
1,9 miliardë për Bundesligën (107 milionë euro për skuadër + 19%) dhe Ligue 1 (93 milionë euro për skuadër, + 78%).