Manchester United, pranë marrëveshjes me Tinder, 12 mln sterlina për sezonin 2017/18

02/08/2017 11:53 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Manchester United - Tinder

“Djajtë e kuq” do të bëhen klubi i dhjetë në Premier League që do të nënshkruajnë një kontratë reklamimi në mëngën e majtë

 

Binomi futboll – teknologji vijon të dhurojë kënaqësi, reale (si për shembull shfaqja e logos së Rakuten në fanellën e Barçës) dhe të supozuara (si interesi i Zuckerberg për Tottenham).

Kësaj here, protagonistë janë Tinder dhe Manchester United i José Mourinho. Sipas Daily Mail, aplikacioni i takimeve me 50 milionë përdorues është gati të ofrojë 12 milionë sterlina (13,3 milionë euro) për të vendosur logon e tij në mëngën e majtë të fanellës së klubit britanik për sezonin 2017/18.

Në rastin e “Djajve të kuq” bëhet fjalë për një sponsorizim të vërtetë, me vlerë 20 për qind të sponsorit teknik të fanellës, Chevrolet. Manchester United fiton 50 milionë sterlina (55,8 milionë euro) në sezon nga marrëveshja me Chevrolet.

Nëse marrëveshja arrihet, tifozët do të shohin logon e Tinder në fanellat e Manchester United që më 8 gusht, ditë që përkon me fillimin e sezonit të ri.

Nëntë klube të mëdha në Premier League, duke përfshirë edhe rivalët e Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, kanë nënshkruar më parë marrëveshje sponsorizimi në mëngën e majtë, por asnjë prej tyre me një shifër që arrin 12 milionë sterlina në vit.

Tinder, në maj të këtij viti ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me klubin e Serisë A, Napolin. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, ka një profil aktiv në këtë aplikacion.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz