Maqedoni, 1.4 mln banorë përdorues të internetit

17/05/2017 10:25 AM 0 komente

Në Maqedoni janë regjistruar 1.440.000 shfrytëzues të internetit ose 68,5 për qind e popullsisë , ndërsa 1 milion përdorin  rrjetin social Facebook. Të dhënat janë publikuar nga  “Internet world wide”.

Nga vendet e rajonit më shumë se Maqedonia internetin e shfrytëzojnë në Slloveni (72,8 për qind) dhe në Kroaci (75 për qind). Pas Maqedonisë qëndron  BeH (68,1 për qind), Serbia (66,6 për qind), Greqia (63,2 për qind), Mali i Zi (60,2 për qind), Shqipëria 960) Bullgaria (56,7 për qind).

Në Evropë internet shfrytëzohet nga  637 milionë persona, ndërsa Facebook nga  328 milionë persona. Rrjeti global on line më shumë shfrytëzohet në Islandë nga  100 për qind  e banorëve, ndjekur nga  Norvegjia, Holanda dhe Suedia me 96 për qind. Më pak shfrytëzues të internetit ka në Ukrainë me 43,4 për qind.

Në botë ka 3,67 miliardë përdorues të internetit shfrytëzues ose 50,1 për qind , ndërsa 1,68 miliardë njerëz përdorin Facebook.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz