Në Maqedoni janë regjistruar 1.440.000 shfrytëzues të internetit ose 68,5 për qind e popullsisë , ndërsa 1 milion përdorin rrjetin social Facebook. Të dhënat janë publikuar nga “Internet world wide”.
Nga vendet e rajonit më shumë se Maqedonia internetin e shfrytëzojnë në Slloveni (72,8 për qind) dhe në Kroaci (75 për qind). Pas Maqedonisë qëndron BeH (68,1 për qind), Serbia (66,6 për qind), Greqia (63,2 për qind), Mali i Zi (60,2 për qind), Shqipëria 960) Bullgaria (56,7 për qind).
Në Evropë internet shfrytëzohet nga 637 milionë persona, ndërsa Facebook nga 328 milionë persona. Rrjeti global on line më shumë shfrytëzohet në Islandë nga 100 për qind e banorëve, ndjekur nga Norvegjia, Holanda dhe Suedia me 96 për qind. Më pak shfrytëzues të internetit ka në Ukrainë me 43,4 për qind.
Në botë ka 3,67 miliardë përdorues të internetit shfrytëzues ose 50,1 për qind , ndërsa 1,68 miliardë njerëz përdorin Facebook.