Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme kanë në dispozicion pesë milionë euro për të futur risi në punën e tyre. Tre milionë euro i ka siguruar shtetit nga buxheti, ndërsa dy milionë euro e tjera janë nga Banka Botërore. Shpalljen për aplikim e publikoi Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
Biznesmenët kanë llogaritur se firmat inovative kanë rritje më të shpejtë prej 15% për dallim nga ato që nuk janë inovative, rritje më e shpejtë e konkurrencës dhe produktivitetit, dhe kështu edhe rritje më të shpejtë të pagave. Për mjete financiare mund të aplikojnë edhe institucionet private shëndetësore me pronësi dominuese vendase.
” Kompanitë nuk kanë detyrimin t’ia kthejnë mjetet fondit, por logjika që fondi ose shteti merr pjesë në realizim si partner në investim, logjika është të marrin pjesë në suksesin e vetë investimit. Respektivisht vendoset një detyrim që, pas një komercializimi të suksesshëm të inovacionit dhe fillimi i realizimit të të ardhurave nga vetë projekti, pesë përqind e të ardhurave vjetore në pesë vitet e para i kthehen fondit” – theksoi Jovan Despotovski – Drejtor I Fondit Për Inovacione
/ ALSAT MK