Banka Popullore e Maqedonisë uli normën e interesit për bonot e thesarit shtetërore me 0.25% duke e çuar në 3.5%. Brenda një muaji kjo është ulja e dytë e këtij interesi, që është baza mbi të cilën llogariten të gjitha normat e tjera të interesit, siç janë normat e interesit të kredive dhe të depozitave. Banka Popullore vendosi t’u lejojë bankave të vendosin para shtesë për bono e thesaret shtetërore. Kjo është për shkak se bankat kanë likujditet të tepërt, që vjen kryesisht nga rritja e kursimeve të qytetarëve dhe nga blerja e devizave nga ana e Bankës Popullore nga bankat. Sipas bankës rezervat devizore shënuan rritje. Inflacioni me bazë çmimet e konsumit vendor mbeti negativ dhe është 0.2% më i ulët se mesatarja. Kjo është për shkak të çmimeve më të ulëta të ushqimeve dhe energjisë.