Kriza politike në vend sipas shumë ekspertëve ka ulur interesimin për investime të huaja, megjithatë sipas Bankës Botërore ka ulje të papunësisë në Maqedoni.
Sipas këtij institucioni ndërkombëtar, Maqedonia do të ketë rritje më të madhe nga sa është planifikuar fillimisht. Bankierët nga Uashingtoni rritën parashikimet me 0.3% krahasuar me pritjet e janarit, në 3,7 për qind rritje të PBB në vitin 2016, me se vendi jonë do të ketë një ndër normat më të mëdha të rritjes në rajon.
Sipas pritjeve, rritja ekonomike në dy vitet e ardhshme duhet të rritet në katër për qind, që sugjeron se ekonomia e Maqedonisë, edhe përkundër krizës politike, është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa kjo te qytetarët jep shpresë për pritje reale për hapje të vendeve të reja të punës dhe rritje të standardit jetësor. Pritjet në këtë drejtim janë të mëdha, mbetet vetëm të realizohen.
Banka Botërore ka parashikuar edhe ulje rekord të papunësisë në Maqedoni nga rreth 30 përqind që ishte para disa vitesh në 24,5 përqind. /Zhurnal.mk.