Në Maqedoni vazhdon trendi i blerjes së makinave të vjetra nga vendet perëndimore, ndërsa ka shënuar rënie drastike importi i makinave të reja.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Doganave, nga fillimi i vitit janë importuar 1,854 makina të reja, ndërsa janë importuar 14.998 makina të vjetra. Dallimet janë të mëdha dhe se qytetarët më shumë kanë interes për të blerë një makinë të vjetër me një çmim të volitshëm në vendet evroperëndimore.
Një numër i madh i importuesve të makinave të reja po përballen me probleme, pasi që ka shënuar rënie shitja e tyre. Importuesit si problem për këtë e shohin ligjin për transportin dhe importin e makinave të vjetra të miratuar në vitin 2010.