Maqedoni, bie shitja e apartamenteve, por jo çmimet

20/04/2017 10:22 AM 0 komente

Shitja e apartamenteve në Maqedoni është në rrënie, por çmimi nuk ka ndryshuar. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës Sllavçe Tërpeski tha se në tremujorin e parë të këtij viti janë shitur gjithsej 51 apartmente të reja. Kjo shifër është në rënie në krahasim me të njejtën periudhë të vitin e kaluar.

“Kadastri në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur rënie të transakioneve për pasuritë e patundshme me 51.4% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Janë regjistruar gjithsej 2,590 transkacione. Më shumë transakcione janë bërë në muajin mars, 1.040, ndërsa më pak në muajin janar 613, që është numri më i vogël për një muaj nga vendosja e Regjistrit.

Nga numri i përgjithshëm i transaksioneve të pasurive të patundshme 79% kanë qenë për shitje, 18% për qira, 2% nga shitja e nvestitorëve dhe 1% për blerje nga qeveria.

“Lidhur me banesat, në tremujorin e parë të vitit 2017 janë regjistruar 3,030 të reja që nuk janë shitur, ndërsa në ndërtim janë 8.777 në mbarë territorin e Maqedonisë. Nëse bëhet krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2016, vërehet rritje të banesave të pashitura me 225 dhe rritje e banesave në ndërtim me 325”, tha mes tjerash, drejtori i Agjencisë Sllavçe Tërpeski.

Megjithatë pritet që çmimi i shitjes të ulet për shkak të normave më të ulëta të interesit të kredive. /Zhurnal

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz