Për bizneset nga Maqedonia që ushtrojnë aktivitet në rajon, Shqipëria vlerësohet si një vend me burokraci të lartë, ku më së shitu bien në sy problemet me tatimet dhe doganat
Në një intervistë për gazetën Koha drejtuesi i kompanisë “Dauti Komerc” Xhemail Dauti tregon për konkurrencën ent ë cilën përballet në fushën e distribuimit të produkteve ushqimore
Cilat sipas jush janë problemet e biznesit shqiptarë në Maqedoni?
Mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe problemet e infrastrukturës janë problemet kryesore që pengojnë mbarëvajtjen e biznesit.
Si dallon bërja e biznesit në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri?
Në Mal të Zi nuk kemi probleme, ndërsa në Kosovë lidhur me ambientin e biznesit, mund të them se kushtet janë në nivel të njëjtë. Në Shqipëri ekzistojnë vështirësi për shkak tarifave më të larta tatimore dhe doganore dhe mosharmonizimit të tyre në favor të biznesit
Pse biznesi shqiptar është më shumë i orientuar në tregti dhe më pak në prodhim?
Biznesi shqiptar ushtron veprimtarinë e tij jo vetëm në tregti, por edhe në shërbime, prodhimtari e kështu me radhë. Afaristët, gjatë planifikimit të investimeve të tyre në prodhimtari duhet të marrin parasysh edhe faktorin e cilësisë së lartë të prodhuesve evropian që është vështirë ti konkurrohet në treg./ Gazeta Koha