Në Agjencinë Kadastrale funksionon regjistri i çmimeve për blerje dhe qiramarrje të patundshmërive, ku qytetarët mund të informohen për çmimet me të cilat mund të blejnë/shesin banesa dhe dyqane në të gjithë lagjet e Shkupit.
Në këtë portal, përveç çmimit të shitblerjeve, ka informata edhe për numrin dhe datën e shitblerjeve të realizuara. Nëse analizohen të dhënat do të shihet se banesa më të lira mund të gjeni në komunën e Çairit prej 500 euro/metër katror. Mandej si lagje me vlerë më të ulët të ndërtimeve vijnë: Fushë Topanë, Hasanbeg, Gjorçe Petrov.
Në skajin tjetër, si lagje më të shtrenjta janë: Karposhi, Kozle, Qendër dhe Mëhalla e Dibrës ku vlera e metër katrorit shkon deri në 1500 euro – informon Zhurnal.
Siç shihet, tregu më së miri tregon mungesën e investimeve në lagjet shqiptare dhe ndërtimet kaotike të cilat kanë zhvlerësuar pronën e banorëve.