Maqedoni e Veriut/ Kushtet e kreditimit për pasuritë e paluajtshme

24/04/2019 10:13 AM 0 komente

Një pjesë shumë e vogël e bankave si garanci për kredi investimi pranojnë pajisje apo makineri. Mbi 95% si siguri për kreditë e tyre nga firmat kërkojnë patundshmëri tërheqëse- alarmojnë biznesmenët. Thonë se qasja tek paratë për investim për rritjen e kapaciteteve në vend edhe më tej është shumë e vështirë. Kërkojnë nga bankat të inkurajohen dhe t’i lehtësojnë kushtet për dhënien e kredive të këtilla. Nëse bankat më shumë do t’i drejtonin paratë e tyre në biznes, mund të ketë rritje më të madhe ekonomike.

” Është një fakt i njohur se qasja në fondet e kreditit në Maqedoni është në një nivel shumë të keq. Për shembull sot, nëse dëshironi të blini një makinë apo pajisje, 95 për qind e bankave nuk do ta pranojë makinën tuaj si një garanci, por do të kërkojë një apartament ose pasuri të tjera të paluajtshme tërheqëse në qytet, kështu që ju mund të garantoni për ta blerë një makinë. A nuk është logjike kjo, të gjithë kemi nga një apartament. Nëse duam të blejmë 100 makina, nuk mund të kemi 100 apartamente . Duhet të inkurajohen pak edhe bankat të mendojnë për tregun, orientimin e biznesit, ti drejtojnë parashikimet e tyre së bashku me tonat, dhe si partnerë të punojnë” – thotë Trajan Angelovski, Lidhja e odave ekonomike.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore, vitin e kaluar ka pasur rritje prej 4.5% në kreditë e korporatave, ndërsa në dhjetor kishte rritje mujore prej 4.1% .Shumica e kredive që u miratuan vitin e kaluar ishin në denarë. Javën e kaluar, Banka Popullore e uli normën bazë të interesit, e cila tani është 2.25 për qind, e cila është bazë për llogaritjen e normave të interesit për interesin e kredive dhe depozitat. Sipas ekonomistëve, ky është një sinjal për një aktivitet më të madh të kreditimit dhe inkurajimin e biznesit dhe investimeve.

 

/ ALSAT MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of