Kompania Sardiç MC pas hulumtimit 2-vjeçar filloi ndërtimin e kompleksit të minierës në Kazandol, Vllandovë. Është hera e parë pas 40 viteve që në Maqedoni do të ndërtohet një minierë. Investimi është anglez. Kompania maqedonase Sardiç MC, e cila do të bëjë investimin prej 35 milionë eurosh, vetëm në shtatë vitet e para do të realizojë të ardhura prej afro 135 milionë eurosh, ose rreth 20 milionë euro në vit.
Kështu theksoi në intervistën për MIA, Genadij Siçov, nënkryetar i Koper Investment dhe Boshko Sërbinovski, drejtor i Sardiç MC.
Ai shtoi se ajo që i ka tërhequr në Maqedoni është cilësia e minierës, kushtet e përshtatshme klimatike, insfrastruktura dhe klima investuese.
Në Kazandol, siç thotë në intervistë, janë konfirmuar rezervat prej 33 milionë tonë sasi mineralesh. Deri më tani janë konfirmuar për 20 vjet eksploatacion. Për shtatë vitet e para, siç thotë Boshko Sërbinovski është paraparë saktësisht, si dhe cila pjesë e mineraleve do të trajtohet. Kapaciteti i minierës është 4000 tonë minerale.
Deri më tani janë investuar 8 milionë euro, ndërsa është vlerësuar në 35 milionë euro.
Siç thekson Sërbinovski bëhet fjalë për minierë ku do të përdoret teknologjia bashkëkohore nga “Autotek” e Finlandës e cila nuk do të ketë ndikim negativ në mjedisin e jetesës.
Ai shtoi se në fabrikën që do të ndërtohet në kompleks do të angazhohen 100 veta, ndërsa në mënyrë indirekte, në tërë kompleksin, do të angazhohen 250 veta.
Sipas tij, hapja e kompleksit të minierës do të kontribuojë për rritjen e konsumimit në rajon, dhe të ardhurave për shtetin.
Priten që prodhimet e para të katodave të bakrit të fillojnë për një vit. Prodhimi do të plasohet në tregun europian.
Kompania hulumton edhe në afërsi të Staro Nagoriçane ku hulumtimet tregojnë se ka rezerva të bakrit, arit, argjendit dhe molibdenit, ndërsa vlerësimet janë se resurset janë 10 herë më të mëdha se në Kazandol. / Zhurnal.mk