Fitch Ratings ka konfirmuar vlerësimin e kredisë së Maqedonisë në ‘BB+’ me perspektivë të qëndrueshme. Politika makroekonomike dhe kushtet për drejtimin e një biznesi janë shënjuar si përparësitë kryesore të ekonomisë maqedonase.
Afirmimi i vlerësimit vjen si rezultat i rritjes së PBB 3.9% në tremujorin e parë të vitit 2014, që u mbështet kryesisht nga rritja e ndërtimit dhe investimeve publike, sipas agjencisë së vlerësimit.
Fitch parashikon se ekonomia këtë vit do të rritet me 3.5% duke shënuar rënie të lehtë të papunësisë, referoi Ministria e Financave.
Borxhi publik po mbahet në nivel të moderuar. Për sa i përket deficitit buxhetor, agjencia ka thënë se projektet e mëdha infrastrukturore janë në proces e sipër, të cilat mund të ndikojnë normën, pavarësisht nxitjes së rritjes ekonomike në vend. Duke komentuar mundësinë e formimit të zonave të lira financiare, Fitch ka thënë se ata mund të tërheqin investime të reja të huaja.
Sektori bankar është i qëndrueshëm duke qëndruar i mirëkapitalizuar. Emetimi i Eurobondit ka kontribuar në rritje të rezervave valutore, ka vënë re agjencia e vlerësimit.
Fitch parashikon që, në të ardhmen, Maqedonia do të vazhdojë zbatimin e një politike të qëndrueshme fiskale dhe monetare.
Është viti i pestë radhazi që agjencia e vlerësimit Fitch po afirmon një vlerësim të qëndrueshëm të kreditit të Maqedonisë.
Ky qëndrim shpreh vlerësim të madh për politikat ekonomike të zbatuara nga qeveria e Maqedonisë, duke pasur parasysh faktin se norma e kreditit e shumë ekonomive të rajonit dhe më gjerë, të tilla si Rusia, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, është reduktuar.