Udhëtimet në destinacionet europiane po oreferohen gjithnjë e më shumë nga htetasit maqedonas. Stambolli është destinacioni më i frekuentuar, ndjekin më pas Vjena, Cyrihu e Malme. Nga aeroporti “Aleksandri i Madh dhe “Shën Apostull Pavli” tanimë fluturojnë kompani si Wizz air, Pegasus, Flay Dubai, Air Berlin, Air Sweden , FlayNiki”, etj. Wizz Air me ofertat “low cost” ka më shumë pasagjerë. Rrjeti i kompanisë hungareze fluturon në 14 destnacione në 8 shtete të ndryshme. Në Paris dy herë në javë, në Ajndhoven, Munih e Londër nga tre herë në javë dhe deri në Malme katër herë gjatë javës. Nga shteti maqedonas Wizz Air ka përfituar 5 milionë euro.