Sipërmarrës gjermanë shfaqin interes për zgjerimin e kapaciteteve për prodhimin e pajisjeve shtëpiake në mjediset e ish – fabrikës për ushqimet e konservuara në komunën Rosoman, në Shkupit.
Gjatë vizitës investitorët gjermanë u shoqëruan nga ministri i Investimeve të Huaja Bil Pavleski.
“Janë të interesuar për pjesën më të vogël nga ish fabrika për ushqim të konservuar, për sallën prej 3.000 metra katror, ku do të prodhohen pajisje shtëpiake. Do të punësonin disa qindra punëtorë”, deklaroi Gjorgji Kërstevski, zëdhënës i komunës së Rosomanit.
Rajoni i Rosomanit, vlerësohet duke marrë parasysh vendndodhjen, infrastrukturën dhe shumë përparësi tjera që i ofron për investuesit.