Një e treta e investimeve kapitale nuk u realizuan në 11 muajt e parë të vitit 2016.
Sipas të dhënave nga Ministria e financave, Qeveria në këtë periudhë ka harxhuar vetëm 226,2 milion euro për investime të cilat duhet ta zhvillojnë ekonominë ose vetëm 64 përqind nga gjithsej shuma e planifikuar për tërë vitin. Sipas një pjesë e ekonomistëve, dështimi është ende më i madh nëse meren parasysh se vjet me dy rebalanset e buxhetit, dy herë u zvogëlua shpenzimi kapital.
“ Fillohet çdo vit me deklarime të tipit ‘investime më të larta historike’, ndërsa në fund kemi balon të shfryr. Nuk di për kë tregohen këto përralla kur të gjithë ata që planifikojnë buxhetin e dinë se kjo nuk mund të realizohen” – deklaron Pavle Gacov, ekspert taksash.
Një pjesë e ekonomistëve theksojnë se dështimi i investimeve kapitale është e dëmshme për ekonominë, përshkak se ato janë komponentat kyçe për zhvillim. Shkakun për dështim e lokojnë në krizën politike dhe mënyra se si bëhen rebalancimet, ku gjithnjë më së shumti shkurtohen të ardhurat kapitale.
“Duhet të ndërrohet programi buxhetor, veçanërisht në pjesët e investimeve kapitale të cilat janë afatgjata dhe mundet që në fillimin e vitit me programim të mirë të dihet sa prej tyre është e mundur të realizohen gjatë vitit”. – deklaron Marjan Petreski, profesor universitar.
Vitin e kaluar përshkak të rebalansit të dyfisht, harxhimet kapitale ishin dy herë më të ulëta. Së pari, me buxhetin e vitit 2016, ishin të planifikuara 412 milion euro. Më pas me rebalancimin e parë u ulën në 366,6 milion euro, ndërsa tek i dyti ulja të rritet në 363 milion euro.